Bunjaku: Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 18:43
Bunjaku: Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka deklaruar se pas zgjedhjeve të ardhshme, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Zoti Abdixhiku është kah e banë një punë të mrekullueshme, këto takimet me degë e nëndegë, të sjellin në krye të shtetit. Lumir Abdixhiku, unë mendoj se në zgjedhjet e ardhshme ka mundësi të jetë I kryeministër i Kosovës.  Unë jam e sigurtë që qytetarët I kanë kuptuar kauzat e rrejshme dhe se zgjidhja e vetme për ta udhëhequr Kosovën është LDK-ja në krye me Abdigjikun”, ka thënë Bunjaku.

Deputetja e LDK-së, tha se ata që dikur e kanë votuar LVV-në, sot po e mallkojnë vetën.

“Jo vetëm që jam në LDK po e them këtë por po e vërejë gjatë takimeve me qytetarë. Unë po e shoh po takoj njerëz të dëshpëruar që e kanë votuar VV-në dhe tani e mallkojnë vetën që kanë qenë votues të kësaj partie”, ka thënë Bunjaku.

(Kosova Sot Online)