Haxhiu takohet me delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 19:38
Haxhiu takohet me delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, njëherazi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se sot pritën në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Në një takim të përzemërt, me politikanet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkëmbyem përvojat dhe sfidat që Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka pasur përgjatë gjithë angazhimit të saj politik, sikurse edhe i njoftuam për angazhimin e madh të aktivisteve të Lëvizjes në rritjen e anëtareve vajza dhe grave dhe shtyrjen e politikave feministe”, shkroi Haxhiu në postimin e saj në Facebook.

 Ajo theksoi se i uruan shumë suksese dhe ofruan bashkëpunimin dhe përvojën në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

(Kosova Sot Online)