Franca: Forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 20:30
Franca: Forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion

Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky incident tregon një për sjellje agresive nga Moska në një kohë kur forcat ruse po hasin në vështirësi të shënojnë përparim në pushtimin e Ukrainës.

Lecornu nuk dha hollësi për avionin ushtarak që u kërcënuan me rrëzim. Por, ai tha se Rusia po i kthehet qëndrimeve “posaçërisht agresive” të ngjashme me sjelljet e ish-Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

“Para një muaji, që t’jua jap një shembull shumë konkret, një sistem rus për kontrollimin e trafikut ajror kërcënoi se do ta rronte një avionë luftarak francez në Detin e Zi kur ne ishim në zonën e lirë ndërkombëtare ku ne patrullojmë”, tha ai për radio RTL.

“Sjellja e Rusisë më 2024 nuk ka lidhje me atë që e pamë më 2022 dhe, natyrisht, para agresionit në Ukrainë. Kjo sjellje e shpjegon faktin se Rusia është në gjendje të vështirë në fushëbetejë në Ukrainë”, tha ministri francez.

Pilotët e Forcave Ajrore të Francës patrullojnë rregullisht në pjesën lindore të NATO-s, si pjesë e përpjekjeve të aleancës ushtarake me 31 anëtarë për ta përforcuar mbrojtjen prej se Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

(Kosova Sot Online)