Rahovec:Tre persona të maskuar dhe me armë i grabisin nga qafa dy zinxhir të arit dhe para dy personave

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 10:17
Rahovec:Tre persona të maskuar dhe me armë i grabisin nga qafa dy zinxhir të arit dhe para dy personave

Policia ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kanë kryer një grabitje dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, personat e maskuar i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave.

Personat në fjalë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësore.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

Rasti është në hetime.

Njoftimi i policisë:

GRABITJE

Fsh. Ratkovc, Rahovec 23.02.2024 – 03:10. Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Rasti është duke u hetuar.