Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës -Policia: Arrestohen 3 fëmijët, armën e shkrepi djali 24-vjeçar

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 11:56
Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës -Policia: Arrestohen 3 fëmijët, armën e shkrepi djali 24-vjeçar

Tre fëmijë planifikuan dhe më pas vranë babanë e tyre 50-vjeçarin Pëllumb Meta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00 në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.

Ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën. Vajza Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar, Amarildo Meta ka ndihmuar me fshehjen e trupit të të atit.

Të tre fëmijët e Pëllumb Metës janë arrestuar. Ndërkohë, bashkëshortja dhe njëherësh nëna e tre fëmijëve është proceduar penalisht pasi me mosveprimet e saj ka penguar për zbardhjen e krimit.

(Kosova Sot Online)