Vdes ish-Kryetari i Rahovecit Qazim Qeska

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 13:01
Vdes ish-Kryetari i Rahovecit Qazim Qeska

Ka vdekur ish kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se është i tronditur për vdekjen e Qeskës.

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska.”

(Kosova Sot Online)