Vetaksident në Grabanicë të Klinës, tre të lënduar përfshirë një fëmijë

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 14:12
Vetaksident në Grabanicë të Klinës, tre të lënduar përfshirë një fëmijë

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Grabanicë të Klinës, ku tre persona janë lënduar, një prej tyre fëmijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)