Albin Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

  • E.k /
  • 24 February 2024 - 16:37
Albin Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar me rastin e dy vjetorit të invazionit rus në Ukrainë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Kosovës ka thënë se përballë gjithë këtij agresioni, populli ukrainas ka rezistuar me sukses kundër Rusisë dhe përpjekjes së Putin për ta pushtuar Kievin.

Kurti ka thënë se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës.

“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)