Ja kur nisin punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 09:18
Ja kur nisin punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Për rregullimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë nesër pritet të nisin punimet me kapacitete të plota, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kontrata për këtë rrugë ishte nënshkruar ditë më parë. Qytetarët i gëzohen këtij lajmi, por ka edhe skeptik se punimet do të zvarriten.

Ndonëse në numër jo të madh punëtorët kanë nisur ta përgatisin terrenin për fillimin e punimeve të kësaj rruge, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 2009. Ky projekt për rreth 15 vjet u përcoll me probleme të mëdha e nuk arriti të përfundojë.

Megjithatë, nënshkrimi i fundit i një kontrate të re jep shpresë tek ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.

(Kosova Sot Online)