Në një banesë kolektive raportohet për incident zjarri

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 09:27
Në një banesë kolektive raportohet për incident zjarri

Raportohet se një incident zjarri ka ndodhur dje në rrugën “Isuf Sokoli” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje si pasojë e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja e zjarrit në korridorin e një banese kolektive.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“INCIDENT ZJARRI- Rr. Isuf  Sokoli, Prishtinë  / 24.02.2024-04:33.  Si pasoj e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja  e zjarrit në një  korridor të një banese kolektive. Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin  e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.”

(Kosova Sot Online)