Tre persona dyshohet se e kanë djegur flamurin e Kosovës në Zveçan

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 10:48
Tre persona dyshohet se e kanë djegur flamurin e Kosovës në Zveçan

Raportohet se tre persona e kanë djegur një flamur të Kosovës në Zveçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka theksuar se dyshojnë se këtë e bënë tre të mitur.

“Po. Pak më larg Komunës ka qenë.. Nja tre të rinj, sipas gjasave të mitur…”, tha Elshani.

Policia ka hapur rast për “nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.

(Kosova Sot Online)