Ky shtet mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 13:38
Ky shtet mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie

Bjellorusia po mban sot zgjedhje parlamentare dukshëm të kontrolluara dhe nën masa të larta të sigurisë në qendrat e votimit, për të cilat opozita e vendit ka bërë thirrje të bojkotohen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka.

Vetëm katër parti, të cilat i mbështesin politikat e Lukashenkas, u lejuan të regjistrohen zyrtarisht për të garuar në këto zgjedhje: Belaya Rus, Partia Komuniste, Partia Liberal-Demokrate, si dhe Partia e Punës dhe e Drejtësisë. Rreth dhjetëra partive të tjera nuk iu pranua kërkesa për t’u regjistruar vitin e kaluar.

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlanta Tsikhanouskaya, e cila tha se iu vodh fitorja kundër Lukashenkas në zgjedhjet e vitit 2020, i ka përshkruar këto zgjedhje si “farsë” dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre.


(Kosova Sot Online)