Krstinovska: Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 14:00
Krstinovska: Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

Duke pasur parasysh se Rusia ka humbur kapitalin e saj diplomatik për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia tani po mbështetet më shumë te Kina, thotë në një intervistë Ana Krstinovska, presidente e Institutit ESTIMA në Maqedoni të Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krstinovska, e cila ka shkruar një hulumtim akademik, për (jo)marrëdhëniet Kosovë – Kinë thekson se Ballkani po përballet me propagandën kineze, teksa thekson se janë Serbia dhe rajoni i Republikës Srbska që po i nënshtrohen këtij ndikimi.

Sipas saj, ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis asaj që bën Kina në nivel global dhe asaj që ndjehet si pasojë në rajonin e Ballkanit.

“Ne definitivisht nuk jemi të imunizuar ndaj kësaj dhe gazetarët duhet të jenë punëtorët e vijës së parë që do të nxisin debatin publik në mënyrë që qytetarët tanë të formojnë një opinion të informuar për praninë kineze”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)