Kjo është gjendja e Ganimete Musliut pas operimit

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 15:16
Kjo është gjendja e Ganimete Musliut pas operimit

Deputeten dhe bashkëpartiaken e tij, Ganimete Musliu, e cila së fundmi iu nënshkrua një operimi në zemër, e ka vizituar nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushtaku tha se Musliu është “sinonim i gruas së fortë, e cila nuk dorësohet asnjëherë, duke i uruar shërim të shpejtë.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër. Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë!”, shkroi Lushtaku .


(Kosova Sot Online)