Përgatituni: Ja kur fillon muaji i Ramazanit për vitin 2024

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 18:00
Përgatituni: Ja kur fillon muaji i Ramazanit për vitin 2024

Ramazani është muaji më i theksuar në fenë Islame, gjatë të cilit myslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas besimit islam, Ramazani shënon muajin kur libri i shenjtë Kurani iu shpall Profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë.

Fillimi i muajit përcaktohet nga shikimi i gjysmëhënës, e cila shënon fillimin e muajit hënor islamik. Bota myslimane mbështetet në dëshmitë e shikuesve të hënës për të përcaktuar fillimin e Ramazanit.

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit për vitin 2024 fillon më 11 mars dhe përfundon me 9 prill.


(Kosova Sot Online)