Vdes në aksident 26-vjeçari shqiptar në Greqi

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 10:55
Vdes në aksident 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Mediat greke raportojnë se viktima është Serxho Sula. I riu është përplasur teksa udhëtonte me motorçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sula po kthehej nga Rizomylos pasi kishte ndjekur ndeshjen mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Mësohet se i riu e kishte pasion motorin. Ndërkohë po kryhen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

https://www.thenewspaper.gr/2024/02/25/volos-aftos-einai-o-nearos-pou-skotothike-se-trochaio-dystychima-sto-sesklo/

(Kosova Sot Online)