Ja sa aeroplanë spiunë A-50 i kanë mbetur Rusisë

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 13:59
Ja sa aeroplanë spiunë A-50 i kanë mbetur Rusisë

Ushtria ruse supozohet se ka vetëm një pjesë të vogël të aeroplanëve të saj të çmuar spiunë A-50 pas humbjeve të fundit, sipas zyrtarit ukrainas të mbrojtjes Kyrylo Budanov, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Aeroplani Beriev A-50, është një aeroplan i përdorur nga Rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Newsweek.

Ai zakonisht fluturon me një ekuipazh deri në 15 persona dhe vlerësohet të kushtojë mbi 300 milionë dollarë për t’u prodhuar.

Deklarata e tij vjen pasi të premten, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar një A-50U mbi Detin Azov pranë qytetit të Primorsko-Akhtarsk.


(Kosova Sot Online)