Vdekja e 4- vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë se s’ka të bëjë me neglizhencë të qëllimshme

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 14:19
Vdekja e 4- vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë se s’ka të bëjë me neglizhencë të qëllimshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vdekjen e vajzës katër vjeçare nga Gjakova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia para anëtarëve të komisionit tha se sipas raporteve nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK dhe ekzaminimeve që janë bërë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune tek vajza e cila ka ndërruar jetë, ashtu siç kanë pretenduar prindërit e saj. Ndërsa ka thënë se pacientja është diagnostikuar me SEPS.

Vitia ka treguar se kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë.

Çdo pretendim që çdo veprim ndryshe, ka mund të kishte një epilog tjetër, sipas tij për momentin është vetëm spekulim.

Vitia ka shtuar se duhet pritur edhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur.

“Është diagnostikuar me Seps. Për diagnozën përfundimtare duhet t’i presim dhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur. Kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë. Sipas raporteve dhe bisedave me profesionistët e fushës. që i kanë trajtuar pacientët s’ka shenja që ka pasur shkaktarë të jashtme që e kanë rënduar gjendjen e pacientës. Shkaktari dhe pse duhet t’i presim rezultate përfundimtare, duket që ka qenë një bakterie që gjendet në hundë, dhe me rënien e imunitetit mund të shkaktojë diagnozë të tillë të rëndë që në raste jo të rralla është vdekjeprurëse. Për momentin çdo pretendim të diagnostikimit me kohë është sfidë për mjeksisë. Këtë do ta vertetojnë hetimet. Por çdo pretendim tani që çdo veprim ndryshe se ka mund të jetë epilog tjetër për momentin qëndron vetëm si spekulim”, ka thënë Vitia.

“Kur e kam marrë lajmin edhe unë kam pasur doza dyshimi, që mund të bëjë me neglizhencë potenciale. Kjo vjen dhe për shkakun se përkunder angazhimit të profesionistëve shëndetësore, nuk mund të mohojmë faktin se ka pasur dhe ka raste të tilla në sistemin tonë shëndetësor. Por siç e dalloni raportet paraprake nuk kanë evdientuar ende se bëhet fjalë për neglizhencë të qëllimshme apo të çfarëdo lloji”, tha ai.

Ndërsa ka treguar në hollësi se si është trajtuar 4 vjeçarja në Spitalin e Gjakovës dhe QKUK.

“Sipas raportit pacientja nga momenti i pranimit në Spitalin e Gjakovës është ekzaminuar nga shtatë mjekë nga lëmit të ndryshme dhe se nuk dihej qartë shkaku i gjendjes. Nga ekzaminimet e mjekëve nuk paraqiteshin shenjat e dhunës siç thonin prindërit. Ajo është transferuar në QKUK me autoambulantë. Gjatë 14 orëve që është trajtuar në spitalin e Gjakovës është vizituar nga shtatë mjekë. Gjatë trajtimit në spital janë bërë shumë ekzaminime. Pas të gjitha ekzaminimeve sipas raportit është e qartë se nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune që do të rrezikonte jeten e saj. Ajo pastaj është referuar në QKUK, ku kanë vazhduar ekzaminimet dhe trajtimi i duhur”, tha Vitia.

(Kosova Sot Online)