Policia e konfirmon vdekjen e këmbësorit që u godit nga vetura në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 14:44
Policia e konfirmon vdekjen e këmbësorit që u godit nga vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e këmbësorit që u godit sot nga vetura në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se vdekja e këmbësorit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ajo tha se ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Ahmeti ka thënë se policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)