Zelensky: Trump nuk e njeh Putinin

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 22:00
Zelensky: Trump nuk e njeh Putinin

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të jetë “kundër amerikanëve” nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën, tha të dielën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një një intervistë për CNN,  Zelensky tha se “nuk mund ta kuptojë se si Donald Trump mund të jetë në anën e presidentit rus Vladimir Putin”.

“Është e pabesueshme,” shtoi ai.

Trump, i cili tani është pothuajse i sigurt se do të bëhet kandidati presidencial republikan pasi fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut, në të kaluarën ka refuzuar të thotë nëse ai mbështet Rusinë apo Ukrainën.

Zelensky tha se ai besonte se Trump, i cili gjithashtu tha se  do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite nëse zgjidhej nuk i kuptonte qëllimet e Putinit.

“Unë mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin.

“E di që e ka takua por ai kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. tha ai.

(Kosova Sot Online)