KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 19:06
KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë

Thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës, janë të pabaza, ka njoftuar Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komunikatën e KFOR thuhet se ai “nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”.

(Kosova Sot Online)