Ky është i riu kosovar që u godit për vdekje sot në aksidentin te Ministria e Arsimit

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 19:46
Ky është i riu kosovar që u godit për vdekje sot në aksidentin te Ministria e Arsimit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit.

Për të ka shkruar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shprehur ngushëllime.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)