Zelensky arrin sot në Tiranë, në Samitin për Ukrainën Kosova përfaqësohet nga Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 08:18
Zelensky arrin sot në Tiranë, në Samitin për Ukrainën Kosova përfaqësohet nga Vjosa Osmani

Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë sot do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton “Kosova Sot Online”.

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Europës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.

Kosovën, në këtë samit, do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për Media.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë”, tha Kupina

(Kosova Sot Online)