Vjosa Osmani telefon Erdoganin për ditëlindje: Mirënjohës për mbështetjen nga Turqia

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 09:35
Vjosa Osmani telefon Erdoganin për ditëlindje: Mirënjohës për mbështetjen nga Turqia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ditëlindje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani shkruan: “Është kënaqësi ta përshëndes presidentit e Turqisë, Erdogan, për ditëlindje… urime të përzemërta për mirëqenien e tij”.

Ajo më tej thekson se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme.

(Kosova Sot Online)