Vritet një shqiptar nga të shtënat në Mal të Zi

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 11:28
Vritet një shqiptar nga të shtënat në Mal të Zi

Një anëtar i një grupi të organizuar, siç raportohet, kriminal, ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për gazetën “Vijesti” jozyrtarisht nga administrata e policisë malazeze.

Ky medium raporton se viktima është Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Mediat lokale raportuan se sulmuesi u largua me një motoçikletë.

Hetimi është duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)