Bajrami për kontratat me negocim në MMPHI: S’po punohet, por po vjedhet

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 11:52
Bajrami për kontratat me negocim në MMPHI: S’po punohet, por po vjedhet

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, ka propozuar që raporti i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të dërgohet direkt në Kuvend meqë Ministri Liburn Aliu nuk ka shkuar në Komision, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami përmendi kontratat e dhënë me procedurë të negocimit në vlerë 78 milionë euro nga MMPHi’ja, derisa i kujtoi Lëvizjes Vetëvendosje se sa ka qenë në opozitë këto kontrata i ka cilësuar si korrupsion. Ajo tha se këto kontrata janë dhënë përmes telefonit, me “dosta”.

“Janë 78 milionë, jo sipas opozitës, jo sipas Hykmetes, por sipas raportit të Komisionit Evropian. E keni kriju narracionin që s’po punojnë, po s’po vjedhin. Në fakt me u vjedh është duke u vjedh, por s’po punohet sepse s’ka asnjë projekt që e ka përfundu ministria. E kontratat njëburimore, edhe ju 15 vjet kur keni qenë në opozitë, nëse është lidh ndonjë një, i keni quajtur korrupsion. Dojmë me vazhdu me i cilësu të njëjta. 78 milionë me telefona, sepse ato bëhen me njerëz që njihen, e thirr dostin në telefon, i thu eja negociojmë për një tender 3 milionësh”, tha Bajrami.

78 milionë euro për dy muaj të raportimit janë kontrata të negocimit. Edhe njëherë po e them, kontratë e negociume është me e thirr një njëri që e njeh në telefon edhe me i thanë eja ta jap tenderin 3 milionësh. Kështu ka shku. E ke të pamundur me e mbrojtë ministrin sepse në kabinetin e ministrisë së infrastrukturës i keni dy ministra, jo një, sepse është edhe Durmishi…Janë dy ministra, për faktin se e keni edhe një zëvendësministër i cili nënshkruan tendera që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e qeverive të tjera”, tha Bajrami.

(Kosova Sot Online)