Britanikët thonë se për dy vjet kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainasë, përmend edhe ndihmën e Kosovës

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 11:57
Britanikët thonë se për dy vjet kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainasë, përmend edhe ndihmën e Kosovës

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se bashkë me 11 kombe tjera partnere po e mbështesin Ukrainën në trajnimin e rekrutëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria ka thënë se Op Interflex ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar dhe 11 kombe partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve. Op Interflex, me qendër në Britaninë e Madhe, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)