Maqedonci: Kosova vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 13:53
Maqedonci: Kosova vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë·se Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së, përkrah Mbretërisë së Bashkuar  vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë.

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofroj kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)