Aksident trafiku në Frashër të Mitrovicës, lëndohen pesë persona

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 15:16
Aksident trafiku në Frashër të Mitrovicës, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur ne mes dy veturave në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)