Biznesmeni i njohur nga ky vend i Kosovës gjendet i vdekur në bodrum

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 16:33
Biznesmeni i njohur nga ky vend i Kosovës gjendet i vdekur në bodrum

Në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person është gjetur mbrëmë i vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë  është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka thënë Hashani.

Sipas raportimeve në media, viktima është Musah Hamiti, 66-vjeçar, i cili është zhdukur më 10 janar të këtij viti. Në momentin që është zhdukur, ai dyshohet se me vete i kishte rreth 80 mijë franga.

(Kosova Sot Online)