Në seancën e jashtëzakonshme shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 17:21
Në seancën e jashtëzakonshme shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme sot në kryqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Në sallë ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Bajçinovci, i cili vjen nga LDK-ja, ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

(Kosova Sot Online)