Presidenti i Turqisë Erdogan ka festuar sot ditëlindjen e 70’të

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 19:53
Presidenti i Turqisë Erdogan ka festuar sot ditëlindjen e 70’të

Presidenti historik i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka festuar sot ditëlindjen e 70’të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë rast presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një telefonate ia ka uruar ditëlindjen e 70’të presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Osmani ka shkruar në platformën “X”, të hënën ku ka thënë se pos kësaj, me Erdoganin biseduan edhe për raportet Kosovë-Turqi.

“Pata kënaqësinë ta përshëndes për ditëlindje Presidentit Erdogan gjatë telefonatës sonë sot, shoqëruar me urime të përzemërta për mirëqenien e tij në vazhdimësi”.

“Ne diskutuam gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-Turqi, si dhe për  Forumin e Diplomacisë që do të mbahet në Ankara. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës disa herë ka qenë në vizitë zyrtare në Turqi që kur mori mandatin në prill të vitit 2021.

(Kosova Sot Online)