Reagon Bajqinovci pasi u shkarkua nga pozita e kryesuesit në Kuvendin e Prishtinës

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 20:00
Reagon Bajqinovci pasi u shkarkua nga pozita e kryesuesit në Kuvendin e Prishtinës

Në një seancë të jashtëzakonshme Pëllumb Bajqinovci, sot u shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shkarkimi i tij erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas shkarkimit, Bajqinovci ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook.

“Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)