Murati: Qeveria Kurti ka dallim enorm me qeverisjet e kaluara
Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik, ka deklaruar ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka publikuar një grafikon duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndro më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik.
“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në Facebook, të martën.
Ai ka thënë se “kanë dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike”.
(Kosova Sot Online)