Ja pse Vuçiç mbështet pretendimet kineze mbi Tajvanin

  • A..P /
  • 27 February 2024 - 20:32
Ja pse Vuçiç mbështet pretendimet kineze mbi Tajvanin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shprehu mbështetje të vendosur pretendimeve të Kinës mbi Tajvanin dhe u angazhua për forcimin e lidhjeve me Pekinin, ndërsa synon integrimin në Bashkimin Evropian, i cili ka një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës për shkak të mospajtimeve mbi tregtinë dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur, si do ta bëni, pikë”, tha presidenti serb Vuçiç për televizionin CGTN me seli në Pekin. “Ai është territori juaj, është populli juaj dhe ju jeni një komb sovran. I merrni vendimet vet dhe gjithmonë do të keni mbështetjen e Serbisë”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit.

Analistë evropianë e shohin deklaratën e presidentit serb si një kërkesë mbështetjeje nga Kina për pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online)