Qeveria ndan 120 mijë euro për sensibilizim

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 22:24
Qeveria ndan 120 mijë euro për sensibilizim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën njofton se ka miratuar disa pika, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për këto pika:

Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;

Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;

Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;

Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;

Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

(Kosova Sot Online)