E pranon Janjiq: Rregullorja e BQK-së është e ligjshme

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 23:02
E pranon Janjiq: Rregullorja e BQK-së është e ligjshme

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, tha se lëvizja e Kosovës për të anuluar dinarin është e ligjshme dhe për këtë çështje “janë informuar edhe QUINT edhe Beogradi në muajin dhjetor të vitit 2023”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike vlerëson se nuk ka pasur kushte objektive për diskutimin e sotëm në Bruksel për dinarin në sistemin e pagesave të Kosovës, me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Nuk është e mundur të bëhet në nivel teknik, kërkon dialog politik, siç e dimë gjithçka që duhej të ndodhte në dialogun politik, mbaroi në 2023, po vijnë zgjedhjet evropiane, ndryshimi i lehtësuesve. Roli i takimit të sotëm është të blejë kohë dhe të krijojë një platformë politike mbi bazën e së cilës Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Kosovës do të bien dakord për disa zgjidhje alternative për transferimin e parave”, tha Janjiq për N1.

(Kosova Sot Online)