Aksidenti ku vdiq 26-vjeçari në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për shoferen e veturës

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 10:10
Aksidenti ku vdiq 26-vjeçari në Prishtinë, Prokuroria kërkon paraburgim për shoferen e veturës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj shoferes që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet që ndodhi të hënën në Prishtinë, ku vdiq 26-vjeçari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet)”, ka thënë Ulaj.

Aksidenti me fatalitet ndodhi të hënën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident, sipas policisë, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

(Kosova Sot Online)