Osmani në Tiranë: Samiti synon riafrimimin e përkrahjes së sovranitetit dhe integirtetit territorial të Ukrainës

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 10:25
Osmani në Tiranë: Samiti synon riafrimimin e përkrahjes së sovranitetit dhe integirtetit territorial të Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë sot me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që do të mbahet në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, potencohet se Samiti ka për qëllim që të riafirmojë angazhimin e përbashkët të kësaj pjese të Evropës në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Po ashtu, nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për për Ukrainën.

“Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Në këtë Samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe lider të tjerë nga Evropa Juglindore.

(Kosova Sot Online)