Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 11:14
Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Samiti në Tiranë zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

(Kosova Sot Online)