Osmani në Tiranë: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 11:36
Osmani në Tiranë: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Tiranë para nisjes së Samitit për Ukrainën, tha se njohja nga ky vend do të vijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

E pyetur nga gazetarët se a do t’i kërkoj presidentit ukrainas njohjen e Kosovës, presidentja u shpreh se ajo do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.

Osmani tha se është i bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.“Gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)