Ballafaqim me Vuçiqin në Samitin për Ukrainën? Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta, për fat të keq

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 12:02
Ballafaqim me Vuçiqin në Samitin për Ukrainën? Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta, për fat të keq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin për Ukrainën, të organizuar në Tiranë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Osmani u ndal të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën edhe nëse mund të ketë ndonjë ballafaqim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu po merr pjesë në këtë ngjarje.

“Do keni ndonjë ballafaqim me presidentin serb?”, e pyeti Osmanin një gazetar.

Osmani tha se gjithmonë kanë bellafaqime me ta, pasi ata ende jetojnë në ta kaluarën.

“Gjithmonë kemi ballafaqime me ta, për fat të keq, sepse ata ende jetojnë në të kaluarën”, iu përgjigj presidentja.

(Kosova Sot Online)