E veja e Alexei Navalny në Parlamentin Evropian: Burri im nuk do ta shohë Rusinë e bukur të së ardhmes

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 12:31
E veja e Alexei Navalny në Parlamentin Evropian: Burri im nuk do ta shohë Rusinë e bukur të së ardhmes

Yulia, gruaja e Alexei Navalny, i ka thënë Parlamentit se duhet të luftojnë “këtë bandë kriminale” dhe thotë se hetimet financiare në vend të metodave diplomatike do të jenë çelësi. Ajo thotë se “dhjetëra miliona rusë” janë kundër presidentit rus, Vladirmir Putin, dhe ata nuk duhet të persekutohen, transmeton "Kosova Sot Online".

Navalanaya shton se Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë Rusisë, Ukrainës dhe burrit të saj.

“Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexeit”, tha ajo.

Duke përfunduar me homazhe për Navalnyn, ajo shton: “Burri im nuk do të shohë kurrë se si do të duket Rusia e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Dhe unë do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet, se e keqja do të bjerë, dhe kjo e ardhme e bukur do të vijë.”

Eurodeputetët e duartrokitën në këmbë derisa ajo e përfundoi fjalimin e saj, shkruan BBC.

(Kosova Sot Online )