Nenad Çanak thotë se Vuçiq shkoi në Tiranë, në tryezë me Zelenskyn, për shkak të presionit ndërkombëtar

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 14:17
Nenad Çanak thotë se Vuçiq shkoi në Tiranë, në tryezë me Zelenskyn, për shkak të presionit ndërkombëtar

Politikani liberal nga Vojvodina, Nenad Çanak, teksa ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin për Ukrainën në Tiranë, ka thënë se Vuçiq ndodhet në të njëjtën tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ai duhet të vinte për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por nuk do të ketë ndonjë gjë të rëndësishme që do të përmbajnë mesazhet e tij. Kjo pasi pak ditë më parë ai foli për çështjen e Tajvanit dhe tha se Kina duhet ta pushtojë Tajvanin dhe ky është një mesazh për Kosovën. E vetmja zgjidhje që ai sheh për Kosovën është pushtimi i saj nga Serbia si pushtimi i Ukrainës nga Rusia”, tha Çanak në një intervistë.

(Kosova Sot Online)