Zelensky: Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 14:41
Zelensky: Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka shkruar rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë se me Ramën kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

Zelensky ka shkruar se gjatë takimit me Ramën nënshkruan Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar Zelensky në “X”.

(Kosova Sot Online)