Albin Kurti takoi ministren e parë të Irlandës së Veriut

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 15:12
Albin Kurti takoi ministren e parë të Irlandës së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës që po bën Britanisë së Madhe është takuar edhe me liderët e Irlandës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly pritën sot në Kështjellën Stormont kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin”, njofton ekzekutivi i Irlandës së Veriut në llogarinë zyrtare në platformën ‘X’.

(Kosova Sot Online)