Vuçiq: Nuk duhet harruar se Ukraina nuk e njohu Kosovën

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 16:03
Vuçiq: Nuk duhet harruar se Ukraina nuk e njohu Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit nga një paraqitje para gazetarëve në Tiranë ka thënë se njohja nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren kundër Rusisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjithashtu presidenti serb ka komentuar edhe deklarimin e Osmanit për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

 “A është e mundur që kjo lloj dyfytyrësie dhe hipokrizie e paprecedentë mund të ekzistojë”, ka thënë Vuçiq, sipas KoSsev.

Vuçiq ka thënë se Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë për integritetin territorial, sepse ajo kurrë nuk ka shkelur mbi integritetin territorial të dikujt tjetër.

“Ashtu si shumica e të tjerëve, dhe sot e kanë gojën plot me të. Nuk duhet harruar se Ukraina nuk e njohu Kosovën dhe se një vendim tjetër do të prekte ndjeshëm “të paktën dy vende evropiane”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)