Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 17:16
Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bundestagut gjerman,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, të udhëhequr nga kryetarja e këtij Komiteti, Marie Agnes Strack Zimmermann. Gjithashtu, në këtë takim ishte Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, z.v.Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Kabinetit të ministrit Maqedonci, Afërdita Zeqiri.”

Në këtë takim Maqedonci ka thënë se bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim për stabilitetin e vendit dhe rajonit.

“Ministri Maqedonci njoftoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në vend. Veçanërisht, ministri theksoi kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, për stabilitetin e vendit dhe rajonit, duke pohuar që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.”

(Kosova Sot Online)