Digjet një automjet në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 18:38
Digjet një automjet në këtë vend të Kosovës

Raportohet se sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici në rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)