Disa deputetë të Bundestagut i shkojnë në zyre Konjufcës

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 19:15
Disa deputetë të Bundestagut i shkojnë në zyre Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim disa deputetë të Bundestagut gjerman, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka njoftuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

“Në agjendën e Komitetit të Mbrojtjes të Gjermanisë sot kishim takime në Kuvendin e Kosovës”.

“U pritur fillimisht nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për një diskutim, më pas deputetët u takuan me homologët e tyre nga Komisioni i Mbrojtjes të Kosovë për një takim”.

“Shkëmbimi parlamentar është kyç”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën “X”, të mërkurën. 

(Kosova Sot Online)